Ditë e zezë për Real e Liverpul, Atletiko e Palasë thyejnë tabu me të…pathyeshmit

Dita e sotme në kampioantet elitare në Europë ka prodhuar ndoshta rezultatet më befasuese të gjithë këtyre javëve në Angli, Spanjë, Francë e Gjermani. Nga këto veçohen: Liverpul humb ndeshjen me Kristal Palasë 2-1 (e para sezonale pas 5 fitoreve radhazi) Çelsi mposhtet në Londër nga Brajton 1-3, Notingham Forest nga Sanderland i Xhakës 0-1 dhe Mançester Junajtid që merr tre gola me Brentord.

Në La Liga derbi i Madridit i shkon Atletikos e cila fiton 5-2 me Realin duke i shkaktuar humbjen e thellë teksa skuadra e Alonsos vinte pas 7 fitoreve radhazi.

Rezultate befasuese dhe në Bundesligë: Këtu veçohet fitorja e Eintraht në transfertë me Gladbah me shifrat 4-6. Në Francë rezultat befases humbja e Monakos me Lorient 3-1. Seria A pa të mbyllej në barazim 1-1 Juventus- Atalanta mirpo këtu e gjitha shkon me pritshmëritë edhe pse Juve pritej të kalonte në Torino.

Vazhdo leximin