Juventus barazoi 1-1 me Atalantën, Tudor: Gota gjysmë plot, një nga performancat tona më të mira

Juventus barazoi 1-1 me Atalantën, Tudor: Gota gjysmë plot, një nga performancat tona më të mira

27 Shtator 2025 21:12 Telesport Edhe pse Juventus mori barazimin e dytë rresht në Serie A, sot 1-1 ndaj Atalantës në “Allianz Stadium”, trajneri i bardhezinjve, Igor Tudor, nuk duket aspak i shqetësuar dhe thotë se e sheh “gotën gjysmë plot”. “E shoh gotën gjysmë plot, sepse bëmë një performancë të shkëlqyer, një nga më të mirat që kur kam qenë këtu. Ishte një ndeshje e vështirë midis dy ekipeve që luajnë në Ligën e Kampionëve, kështu që një barazim është i drejtë”, u shpreh Tudor. Trajneri kroat u vu nën presion nga gazetarët për ndryshimet e tij të vazhdueshme në sulm dhe mesfushë, duke këmbëngulur se nuk ishte e vërtetë që ekipit i mungonin garancitë. “Janë tre qendërsulmues dhe një grup lojtarësh që mund...