Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Teuta shkëlqen ndaj Elbasanit, skuadra e Dobit pa pika të…dobëta
Teuta shkëlqen ndaj Elbasanit në udhëtim, por pa mundur dot të realizojë surprizën me pikë të plota. Ngjau në “Elbasan Arena” te takimi i fundit i ditës së shtunë mes AF Elbasanit dhe Teutës i përfunduar 0-0. Ndonëse starti ishte më i mirë për vendasit pa kaluar 5 minuta lojë ekipi durrsak me Dobin në timon nisi të kontrollojë, qarkullojë dhe të shfaqet rrezikshëm te porta e Janaçek. Shtylla e Maçollit në pjesën e parë dhe kolektiviteti i ‘Djemëve të Detit’ me një dyshe fantastike në fushë si braziliani Vidal por dhe Toli etj ishin vitrinë e një loje mjaft premtuese të kësaj Teute të ‘re’. Në anën tjetër Elbasani zhgënjeu shumë pasi askush nga lojtarët e mesfushës apo sulmit nuk bëri asgjë te porta...