Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Diego Simeone flet pas fitores në derbi dhe paralajmëron Barcelonën
27 Shtator 2025 19:40 Telesport Diego Simeone nuk i ka fshehur dot emocionet dhe lumturinë e madhe pas fitores spektakolare të Atletico Madridit në derbi ndaj Real Madridit me shifrat 5-2. “Ne ishim të shkëlqyer që nga fillimi. Ekipi dinte çfarë të bënte që nga minuta e parë. Jam shumë i lumtur. Ne u dhamë njerëzve lumturinë që meritonin. Është një rezultat i madh kundër rivalëve tanë”, tha Simeone. Ndër të tjera, trajneri argjentinas pati edhe një paralajmërim për Barcelonën dhe pse jo direkt, në lidhje me Julian Alvarez. Prej kohësh përflitet se Barcelona do tentojë transferimin e sulmuesit argjetinas në verën e ardhshme. “Unë këmbëngul, të gjithë te Atletico Madrid duhet të kujdesen për Julian Alvarez. Klubi, stafi i trajnerëve, lojtarët, tifozët… Ky djalë...