Liverpool pëson humbjen e parë, Chelsea turpërohet në shtëpi. City fiton bën “manita” (video)

Liverpool pëson humbjen e parë, Chelsea turpërohet në shtëpi. City fiton bën “manita” (video)

Kanë përfunduar 4 ndeshjet e orës 16:00 (me kohën tonë), të vlefshme për javën e gjashtë të Premier League. Në “Etihad”, Man. City është rikthyer te fitorja, pasi mposhti 5-1 Burnley. Vendasit kaluan të parët në avantazh falë autogolit të Esteve, ndërsa barazimi i miqve do të vinte në minutën e 38-të me Jaidon Anthony, i cili barazoi shifrat pas një aksioni të bukur të finalizuar me sukses. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Në pjesën e dytë, “Qytetarët” gjetën golin dhe dy herë të tjera, ku një prej tyre ishte sërish autogol. Në minutën e 60-të, Matheus Nunes shënon për shifrat 2-1, pas asistit me kokë të Erling Haaland. Në minutën e 65-të, mbrojtëis francez Maxime Esteve sërish i pafat, pas një dylftimi...