U-17/ Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Sllovenisë në “Shtëpinë e Futbollit”

U-17/ Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Sllovenisë në “Shtëpinë e Futbollit”

Shqipëria U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Sllovenisë U-17 gjatë muajit tetor. FSHF dhe Federata Sllovene e Futbollit kanë arritur dakordësinë për organizimin e këtyre përballjeve, që do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit” më 9 dhe 11 tetor. Skuadra kuqezi, e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj, do të zbresë në fushë më 9 tetor, ora 11:00, për ndeshjen e parë, ndërsa sfida e dytë do të zhvillohet më 11 tetor, ora 11:00. Këto janë ndeshjet e fundit testuese për skuadrën kuqezi në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e raundit të parë të Europianit U-17. Kombëtarja jonë është pjesë e Grupit 8, së bashku me Kroacinë, Holandën dhe Kazakistanin. Të gjitha sfidat e këtij mini-turneu do të zhvillohen në Kroaci, në datat 11,...