Trofeu “Kopa” / Yamal mori votat maksimale të 24 nga 27 fituesit e “Topit të Artë” në histori

Trofeu “Kopa” / Yamal mori votat maksimale të 24 nga 27 fituesit e “Topit të Artë” në histori

Të hënën u njohëm me të gjithë fituesit në gala-në e “Topit të Artë”. Disa ditë më vonë dolën në dritë votat që morën lojtarët në klasifikimet përkatëse. Në vijim do të fokusohemi te renditja e përgjithshme e trofeut “Kopa” 2025, çmim që tregon kush ka qenë lojtari më i mirë nën 21 vjeç gjatë sezonit. Fituesi, për të dytin vit radhazi (hera e parë që ndodh në histori) ishte Lamine Yamal, me 124 vota. Ndryshe nga “Topi i Artë”, ku votojnë 100 gazetarë nga 100 vendet me renditjen më të lartë FIFA, për “Kopa” votojnë fituesit e gjallë të “Topit të Artë”. Në total morën pjesë 27 futbollistë, ndërsa nuk u përfshinë në votim Kevin Keegan, Michel Platini dhe Cristiano Ronaldo. Nga ata që votuan, 24...