Serbia i humb shpresat, sanksionet hyjnë në fuqi nga 1 tetori, ja kur mund të mbarojnë rezervat e naftës së Beogradit

Serbia i humb shpresat, sanksionet hyjnë në fuqi nga 1 tetori, ja kur mund të mbarojnë rezervat e naftës së Beogradit

Marsela SHYTIA Beogradi zyrtar pret që administrata amerikane, pas gjashtë vonesave të mëparshme, do të vendosë sanksione ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) nga 1 tetori, të cilat janë pjesë e paketës ndëshkuese të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër sektorit të energjisë rus. Në gusht, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit të SHBA-së dha një zgjatje të re të licencës njëmujore duke lejuar vazhdimin e furnizimit me naftë bruto në NIS deri më 29 shtator. Kjo vonesë vlen edhe për tubacionin e naftës Adriatik (Janaf), i cili transporton naftë në rafinerinë në Pançevo, furnizuesi kryesor i produkteve të naftës në tregun serb. Janaf transporton midis dy dhe tre milionë ton naftë dhe gjeneron rreth 40 milionë euro...