27 Shtator 2025
8:22
Alfred Lleshi
Ruben Loftus-Cheek, mesfushori i Milanit, në një intervistë për “CBS Sports Golazo”, foli mbi rolin vendimtar të Christian Pulisic dhe bashkëpunimin me Luka Modric.
Për amerikanin tha: “Christian punon shumë çdo ditë, stërvit finalizimin, penalltitë, dëshiron të ndikojë në ndeshje. Në dy sezonet që kam qenë me të, ka qenë shumë konstant, gjithmonë i pranishëm në ndeshjet e rëndësishme, me gola dhe paraqitje të mëdha. Për mua ka ende shumë për të dhënë, sepse ka potencial të jashtëzakonshëm. Është fantastike ta kesh në skuadër, jemi miq që nga Chelsea, lumturohem që po bëhet lojtar i nivelit më të lartë”.
Për Modric shtoi: “Është e jashtëzakonshme të luash me të. Që në stërvitjen e parë u pa qetësia dhe kontrolli i tij. Kur ka topin nuk ke pse shqetësohesh, e di që do të të gjejë. E keni parë ndikimin që ka pasur te Milani. Është fantastike ta kesh në ekip për të fituar ndeshje”.
