Messi, Iniesta dhe Ramos “përulen” para Busquets: Çfarë privilegji të luanim me ty, lojtar modest dhe autentik

Sergio Busquets, një nga mesfushorët më të mëdhenj mbrojtës të gjeneratës së tij, do t’i japë fund karrierës në fund të këtij sezoni. 37-vjeçari spanjoll, kampion bote dhe Europe, ishte shtylla e mesfushës së Barcelonës, ku nga viti 2008 deri më 2023 zhvilloi 722 ndeshje, duke fituar 9 tituj të La Liga-s dhe 3 Champions League.
I njohur për rikuperimet, pasimet e sakta dhe inteligjencën taktike, Busquets nuk spikati me shpejtësi apo gola, por ishte “gur themeli i Barcelonës më të mirë të të gjitha kohërave”, siç e quajti vetë klubi. Ai formoi treshen legjendare me Xavin dhe Iniestën, duke pasuar topin për Messin dhe shndërruar Barcelonën në një “makinë” perfekte.
Me Spanjën luajti 143 ndeshje, duke fituar Botërorin 2010 dhe Euro 2012, deri sa u tërhoq nga kombëtarja më 2022 si kapiten. Më 2023 u ribashkua në Miami me Messi, Suárez dhe Alba. Andres Iniesta shkroi: “Çfarë privilegji të luaja me ty, vëlla. Stili yt ishte unik”. Sergio Ramos theksoi “karakterin e tij modest dhe autentik”.
Lionel Messi shkroi përmes Instagramit për të: “Së bashku, pothuajse nga fillimi deri në fund. Ka qenë luks për ta shijuar futbollin tënd, Busi. Na ka mbetur edhe pak”.