Në verë u konsiderua i tepërt, mesfushori afër nënshkrimit të një kontrate të re me Manchester City

26 Shtator 2025

10:10

Telesport

Sulmuesi anësor i Manchester City, Savinho, është afër nënshkrimit të një kontrate të re me klubin anglez. Lajmi është konfirmuar nga “The Athletic”.
Kontrata e tij aktuale me “citizens” është e vlefshme deri në vitin 2029, por thuhet se janë duke u zhvilluar bisedime për ta zgjatur qëndrimin e tij deri në vitin 2031.
Savinho humbi tre ndeshjet e para të sezonit për shkak të një dëmtimi, por luajti ndeshjen e tij të parë si titullar kundër Huddersfield Town në Carabao Cup, duke shënuar golin e dytë për të siguruar fitoren.
Braziliani ishte i lidhur ngushtë me një transferim te Tottenham në merkaton e verës, por tani duket se do ta lidhë të ardhmen e tij afatgjatë me City.