26 Shtator 2025
10:11
Alfred Lleshi
Adriano Galliani, pas shitjes së Monza nga “Fininvest” te “Becket Layne Ventures”, përshëndet klubin e qytetit të tij me emocione të mëdha: “Të shkëputem nga Monza është një emocion i fortë. Është skuadra që dua që kur isha 5 vjeç, e shkoja në stadium me nënën time. I falënderova pronarët e rinj që më ofruan postin e presidentit, por nuk mund ta shoh veten në një shoqëri që nuk është e Silvio Berlusconit/Fininvest”.
Galliani ndalet tek arritjet: “Nostalgji, jo trishtim. Monza, që s’kishte qenë kurrë në Serie A, mundi Interin, Milanin, Juven e Napolin. Po lëmë një stadium me licencë UEFA, teksa më 2018 ishte i papërdorshëm, dhe një qendër stërvitore ndër më të mirat në Itali. Berlusconi shpenzoi 40 milionë euro për këto struktura”.
Për momentin historik: “Në 44 vite pranë Berlusconit nuk i kam parë sytë e tij aq të lumtur sa në Barcelonë, pas Champions-it të parë, dhe në Pisa, pas ngjitjes së Monza në Serie A. Ai ishte gëzimi i tij i fundit i madh”.
