Nis programin dygjuhësh anglisht-shqip në një shkollë në New York/ Begaj: Urë lidhëse mes kulturash dhe kombesh

Nis programin dygjuhësh anglisht-shqip në një shkollë në New York/ Begaj: Urë lidhëse mes kulturash dhe kombesh

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dhënë lajmin, se një shkollë ka nisur programin program dygjuhësh anglisht-shqi.  Në një postim në Facebook, Begaj shkruan se ky program është një urë midis brezash, kulturash dhe kombesh.  Po ashtu Presidenti thekson se me këtë shkollë, fëmijët shqiptar në New York, do të kenë mundësinë që mësojnë gjuhën shqipe.  Postimi i plotë i Begajt:  Për herë të parë në botë një shkollë me program duo bilingual anglisht-shqip nisi në New York, në P.S.108 Philip J.Abinanti School.  Ky program është një urë midis brezash, kulturash dhe kombesh.  Duke i krijuar fëmijëve shqiptarë në New York mundësinë për të mësuar në gjuhën shqipe, u kemi dhënë atyre krenari për rrënjët dhe trashëgiminë e tyre të vyer.