Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Humb shërbimet e lojtarit të rëndësishëm/ Serbia ‘goditet’ para përballjes me Shqipërinë
Serbia duket se po merr goditje njëra pas tjetrës, sepse nga Gjermania njoftohet për dëmtimin e një tjetër lojtari të kombëtares së këtij vendi. Ky është Kosta Nedeljkoviç, mbrojtës i rëndësishëm ekipit, i cili pësoi lëndim gjatë stërvitjes me Leipzigun dhe sipas revistës “Kiker” do të mungojë disa javë. Koha duket tepër e shkurtër për riaftësim siç e thekson edhe media serbe “Sport Arena”. Ndeshja Serbi-Shqipëri luhet në 11 tetor, pra mbeten edhe vetëm 16 ditë, që do të thotë pak më shumë se dy javë. Trajneri Dragan Stojkoviç kishte që më parë dy mungesa të sigurta, dhe kjo për shkak kartonësh, Kapiteni Milenkovic mori karton të kuq në duelin e humbur me shifrat 5-0 në Beograd ndaj Anglisë, pra nuk mund të luajë, dhe...