Deco me mision skautimi në Kroaci, ndjek nga afër dy talente të Dinamo Zagrebit

Deco me mision skautimi në Kroaci, ndjek nga afër dy talente të Dinamo Zagrebit

25 Shtator 2025 15:04 Alfred Lleshi Drejtori sportiv i Barcelonës ka udhëtuar drejt Zagrebit për të ndjekur nga afër disa talente. Deco ishte i pranishëm në fitoren 3-1 të Dinamo Zagreb ndaj Fenerbahçe në “Europa League”, ku titullar luajti Sergi Domínguez, i transferuar verën e kaluar për 1.2 milionë euro. Arsyeja kryesore e vizitës ishin takimet me dy lojtarë të rinj. Fillimisht, Deco u takua me brazilianin Rafael Belinho, lojtar shumë premtues. Po ashtu, u ndoq nga afër edhe Cardoso Varela, që prej kohësh është në orbitën e Barcelonës. Ai ka rinovuar deri më 2028 me Dinamon, verën e kaluar blaugranët tentuan pa sukses transferimin e tij. Prania e Deco konfirmon se Barça e mban ende të hapur “pistën kroate”, ku ka “peshkuar” Dani Olmo dhe...