Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Harroni Messi-n dhe Ronaldo-n”, ish-arbitri i njohur: Ky është lojtari më i mirë që kam parë
Ish-gjyqtari anglez Mark Clattenburg ka zbuluar se si dikur mendonte se Luis Suarez ishte më i mirë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. 50-vjeçari e quajti sulmuesin uruguaian një ‘lojtar të talentuar’, por pohoi se ai ishte një ‘lojtar i vështirë për t’u gjykuar’. Suarez konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij. Duke luajtur për ekipet kryesore si Ajax, Liverpool dhe Barcelona, ai ka grumbulluar 509 gola dhe 277 asiste në 846 ndeshje në nivel klubi deri më tani. Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë i Uruguait, me 69 gola dhe 39 asiste në 143 ndeshje. Në podkastin Beast Mode On të GOAL, Clattenburg kujtoi një ndeshje midis Ajax dhe ekipit sllovak Slovan Bratislava gjatë sezonit 2009-10 të Europa...