Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Formacioni i Inzaghit dhe zakonet e vjetra. Chivu nuk ndryshon, ka frikë nga “revolucioni” tek Interi
25 Shtator 2025 10:46 Alfred Lleshi Cristian Chivu ka lënë pas imazhin e “rebelit” dhe është zhytur në “ujërat e vjetra” të Interit, ku kanë kaluar fitoret e fundit që e kanë stabilizuar paksa fillimin e sezonit. Trajektoria është ende e paqëndrueshme, kërkon kohë dhe verifikime të reja. Trajneri rumun ka zbehur ëndrrat utopike për një ekip ndryshe, duke kuptuar se pa përforcime të reja nuk mund të fillojë asnjë revolucion. Më e mençura është të mbështetet te “mielli” i vjetër i Inzaghit. Chivu, me eksperiencën e tij nga Karpatet tek Italia dhe Amsterdami, di të ëndërrojë, por edhe të bëjë zgjedhje të sigurta. Jo më kot po fokusohet te lojtarët e sprovuar si Calhanoglu. Evolucioni i ekipit po ndodh ngadalë, me rregullime taktike të...