Scholes nuk i ndal lëvdatat: Pedri është si Xavi dhe Iniesta të bashkuar në një

25 Shtator 2025

8:45

Alfred Lleshi

Paul Scholes ka pasur sërish elozhe për Pedrin, pas paraqitjes së tij kundër Newcastle në Champions League. Ish-mesfushori i Manchester United e vendosi lojtarin e Barcelonës në krye të listës së tij me 5 mesfushorët më të mirë aktualisht.
“Numri 1 është Pedri. Kur e pashë kundër Newcastle thashë: Uaaa! Është si kombinimi i Xavit dhe Iniestës, të dy në një. Nuk bëhet fjalë vetëm për këmbët e tij, por mbi të gjitha për inteligjencën futbollistike. Shpesh gjendet në situata të vështira dhe i zgjidh ato me inteligjencë maksimale, ose një lëvizje shpatulle. Teknika e tij është e shkëlqyer”, – tha Scholes.
Ai pranoi se nuk e kishte ndjekur shumë La Liga-n vitet e fundit, por mbeti i mahnitur me Pedrin: “Kur Newcastle shënoi, mbeteshin edhe 8 minuta lojë shtesë. Mendoja se do të ishte emocionuese…, por Pedri e mbajti topin 7 nga 8 minutat. Mori kontrollin e plotë të ndeshjes. Ishte i mrekullueshëm”.