Daku flet për suksesin te Rubin Kazani rus: Paguhem për të shënuar gola

Daku flet për suksesin te Rubin Kazani rus: Paguhem për të shënuar gola

Adriatik BALLA Mirlind Daku po kalon një moment shumë të mirë në Rusi, aty ku me Rubin Kazanin është kthyer në protagonist absolut duke shënuar gola në mënyrë të vazhdueshme. Sulmuesi i Kombëtares ka dhënë një intervistë për “Telegrafi”, aty ku ka folur për karrierën e tij në Rusi si edhe për Kombëtaren, që në tetor ka një ndeshje shumë të rëndësishme. “Për të shënuar paguhem dhe atë po bëj. Jam shumë i fokusuar te ndeshjet një nga një. Mundohem gjithmonë të jap maksimumin tim, të ndihmoj ekipin dhe pse jo të bëj edhe statistika më të mira se sezonin e kaluar, sepse tashmë e njoh shumë më mirë ligën dhe kundërshtarët. Nuk kemi atë presionin e madh të titullit, thjesht përqendrohemi të nxjerrim më...