Nis edicioni i dytë i Elite Youth Development Academy, projekti strategjik për zhvillimin e talenteve të rinj

Nis edicioni i dytë i Elite Youth Development Academy, projekti strategjik për zhvillimin e talenteve të rinj

Federata Shqiptare e Futbollit nis zyrtarisht edicionin e dytë të Elite Youth Development Academy, projekti strategjik për zhvillimin e talenteve të rinj të futbollit shqiptar. Pas suksesit të edicionit të parë, këtë vit Akademia zhvendoset në qytetin bregdetar të Durrësit, ku do të zhvillojë të gjithë aktivitetin stërvitor dhe garues. Në të njëjtën kohë, futbollistët e përzgjedhur do të akomodohen në konviktin e shkollës “Benardina Qerraxhia” dhe do të vijojnë studimet në shkollë, sipas programit të zakonshëm mësimor. Në këtë edicion të dytë, Akademia do të përfshijë tre skuadra, me gjithsej 55 futbollistë të përzgjedhur, të lindur në vitet 2010, 2011 dhe 2012. Futbollistët janë përzgjedhur pas një procesi të kujdesshëm vëzhgimi dhe skautimi në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe diasporës, duke përfaqësuar më...