Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Me Musialën thuajse gafë! Zbulohet plani i Bayern për të mbajtur Michael Olise
24 Shtator 2025 16:01 Telesport Bayern ka një plan konkret për Michael Olise: nuk do të përsëritet gabimi si me Musialën. Klubi vonoi shumë për t’i rinovuar kontratën me rritje page yllit gjerman, aq sa rrezikoi që ai të joshej nga super oferta nga Premier League. Me francezin gjërat do të jenë ndryshe. I transferuar për 53 mln euro vitin e kaluar, sot Olise vlerësohet 100 mln euro. Ai njihet mirë në Angli dhe Bayern po mendon të rinovojë me të. Kontrata aktuale e Olise në Mynih skadon në 2029. Bayern do të tentojë t’i zgjasë deri në 2031, duke i rritur pagën. Olise sot paguhet rreth 13 mln euro bruto në vit dhe paga e tij e re pritet të jetë 15 mln euro...