Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë, Roberto Martinez
Një grup hajdutësh hynë me forcë në shtëpinë e trajnerit të Portugalisë, Roberto Martinez dhe vodhën ora dhe bizhuteri luksoze me vlerë afro 800 mijë euro. Hajdutët hynë brenda, ndërsa trajneri i ekipit kombëtar të Portugalisë, ishte jashtë shtëpisë së tij të shtunën pasdite me partneren e tij. Besohet se ata arritën të hynin përmes një dritareje të pronës luksoze në qytetin bregdetar të Cascais, në një distancë të shkurtër me makinë në perëndim të Lisbonës. Policia dyshon se hajdutët e dinin që çifti do të dilte dhe bënë një kontroll të plotë në çdo dhomë për sende me vlerë, të bindur se kishin disa kohë për të vepruar pa u kapur. Forca policore PSP e Portugalisë, e cila po drejton hetimin për vjedhjen me...