Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Trajneri personal flet për Zhegrovën: Tani po, mund të luajë 90 minuta, pa asnjë problem
24 Shtator 2025 13:24 Alfred Lleshi Përgatitësi personal i Edon Zhegrovës, Ardian Sallahu, foli për “Tuttosport” duke theksuar gjendjen optimale të lojtarit të Juventusit: “Zhegrova është plotësisht i aftë të përballojë 90 minuta lojë, pa asnjë problem. E kam ndihmuar ta kalojë dëmtimin dhe të kthehet më i fortë se kurrë. Po, është ndryshe nga më parë”. Sallahu shpjegoi se ndryshimi ka qenë i plotë, si nga ana fizike, ashtu edhe në zhvillimin e masës muskulore: “Aktualisht është në kulmin e përgatitjes, gati për çdo sfidë”. Ai tregoi edhe metodën e punës: “Punuam mbi kërkesat e rolit të tij, me stërvitje teknike me topin dhe lëvizje me intensitet të lartë. Madje kishim një stërvitje të veçantë, nën presion të madh, ku Edon duhej të merrte...