24 Shtator 2025
13:00
Alfred Lleshi
Disa imazhe në futboll vlejnë më shumë se një mijë fjalë. Pas Milan-Lecce, kroati Luka Modrić përjetoi një moment të veçantë me mesfushorin 19-vjeçar të Lecce, Nico Kovac. Në dhomat e zhveshjes, kampioni kroat i firmosi fanellën e tij. Një gjest i thjeshtë, por plot domethënie.
Respekt mes brezave, frymëzim për të rinjtë që ëndërrojnë një karrierë profesionale dhe kujtesë se kampionët nuk maten vetëm me gola apo trofe, por edhe me aftësinë për të dhuruar emocione. Për Kovac, që sheh te Modrić një model, ky takim ishte më shumë se një autograf. Në fakt ishte inkurajim për të besuar në realizimin e ëndrrave. Për Modrić ishte rikujtim i vlerave njerëzore të futbollit.
Ndërkohë, Milani fitoi 3-0 ndaj Lecce në Kupën e Italisë, duke siguruar kualifikimin në 1/8 finale falë golave të Gimenez, Nkunku dhe Pulisic. Një paraqitje bindëse e skuadrës së Allegrit, ndikuar edhe nga kartoni i kuq për Siebert, pas vetëm 18 minutash lojë.
𝐌𝐞𝐫𝐚𝐯𝐢𝐠𝐥𝐢𝐨𝐬𝐚 𝐩𝐚𝐫𝐞𝐧𝐭𝐞𝐬𝐢 𝐩𝐨𝐬𝐭 𝐌𝐢𝐥𝐚𝐧-𝐋𝐞𝐜𝐜𝐞 🥹
Niko Kovac ha raggiunto Modric per farsi autografare una maglia.Giocare contro Modric è un’emozione per chiunque ♥️ #sportitalia #modric pic.twitter.com/Hy9YKDFPb8
— Sportitalia (@tvdellosport) September 23, 2025
