Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndërtimi i gjimnazit të ri ‘Sulejman Elezi’ në Laknas, Rama ndan pamjet: Do të mirëpresë 800 nxënës
Kryeministri Edi Rama shpërndau sot pamje nga ndërtimi i gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas. Shkolla e cila do të jetë me kushte bashkëkohore do të mirëpresë 800 nxënës. “Mirëmëngjes dhe nga kantieri i gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas, një investim që do të mirëpresë mbi 800 nxënës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi në Facebook Rama.