Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ky president mund ta kishte ndryshuar historinë e futbollit: Kisha marrëveshje me Guardiolën dhe Messin
24 Shtator 2025 7:58 Alfred Lleshi Ángel Torres, presidenti i Getafe, ka zbuluar sërish prapaskena të bujshme, që mund të kishin ndryshuar historinë e futbollit. Ai tregoi se kishte arritur marrëveshje paraprake si për Pep Guardiolën, asokohe trajner i Barcelonës B, ashtu edhe për një huazim të Leo Messit: “Barcelona mori Laudrup dhe unë doja Guardiolën. Fola me vëllain e tij, arritëm në parim marrëveshjen. Guardiola do të kishte triumfuar te Getafe, sepse është një ‘monstër’ si trajner”. Për Messin, kujtoi: “Më 18 gusht shkova në ‘Camp Nou’ me drejtorin tim sportiv, Alfredo Duro. Kishim marrëveshje paraprake, por Rijkaard nuk e la të ikte, pasi kishte një lojtar të dëmtuar dhe donte t’i jepte minuta. Për kaq pak u kthyem pa Messin”.