Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Atletiko e Madridit synon Robertson të Liverpulit, e ka fiksim trajneri Diego Simeone
Adriatik BALLA Atletiko e Madridit po monitoron ecurinë e Andrju Robertson, një prej pikave të forta të Liverpulit gjatë 10 vjetëve të fundit. Megjithëse u përpoq gjatë verës, klubi madrilen nuk e përjashton mundësinë për të tentuar sërish në muajt e ardhshëm. Skoci, kontrata e të cilit skadon për vetëm nëntë muaj, është kthyer në një objektiv që mbetet aktiv në zyrat e “Metropolitano”. Gjatë merkatos së verës së kaluar, Atletiko kaloi një ristrukturim të thellë me deri në tetë afrime. Megjithatë, jo të gjitha operacionet e dëshiruara patën sukses. Sipas “Football Insider”, ndër emrat më të spikatur që iu shpëtuan klubit ishte Robertson, i cili zbuloi gjatë një pushimi ndërkombëtar se kjo ishte vera e parë kur ai e mori seriozisht në konsideratë largimin...