Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lajm i keq për Kombëtaren/ Mbrojtësi humbet ndeshjen me Serbinë, çfarë ndodhi?
Marash Kumbulla do të mungojë për rreth një muaj për shkak të një dëmtimi muskulor. Mbrojtësi 25-vjeçar u lëndua në sfidën e Mallorcas ndaj Atletico Madrid më 21 shtator dhe u zëvendësua në minutën e 36-të nga Pablo Torre. Raportimet nga Spanja bëjnë me dije se rikthimi i tij pritet pas pushimit të kombëtareve, në ndeshjen ndaj Sevillas më 18 tetor. Në këtë periudhë, Mallorca do të luajë pa të kundër Real Sociedadit, Alaves dhe Athletic Bilbaos. Lajmi nuk është pozitiv as për kombëtaren shqiptare, pasi Kumbulla do të mungojë në listën e Silvinjos për ndeshjet e tetorit. Shqipëria do të përballet me Serbinë në transfertë për eliminatoret e Botërorit 2026 dhe më pas me Jordaninë në një miqësore. Mungesa e tij pritet të jetë...