23 Shtator 2025
17:19
Telesport
Edhe pse vetëm 20 vjeç, Joao Neves, jo vetëm që është një titullar i padiskutueshëm te PSG, por është padyshim një nga shtyllat kryesore të parizienëve.
Forma e tij e shkëlqyer dhe magjia që bën në mesin e fushës nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e tjera gjigante. Një nga ekipet më të interesuara për Joao Neves është Manchester City, Guardiola e sheh 20-vjeçarin portugez si lojtarin ideal për t’i besuar “çelësat” e mesfushës.
Mediat angleze raportojnë se Manchester City fillimisht do të dërgojë një ofertë 120 milionë euro në drejtim të PSG-së për mesfushorin 20-vjeçar, por që duket shumë e vështirë që parizienët të lënë të lërë një “diamant” si Joao Neves.
Pas turpërimit në sezonin e kaluar, ku Manchester City nuk fitoi asnjë trofe për herë të parë pas shumë vitesh, edhe këtë sezon “Qytetarët” kanë shfaqur shumë probleme, ndaj Guardiola ka filluar të mendojë që tani për merkaton dhe emri i parë në listë është pikërisht ai i Joao Neves.
