23 Shtator 2025
17:30
Telesport
Edhe pse ka një kontratë afatgjatë me Manchester City deri në vitin 2034, Erling Haaland nuk e ka fshehur dëshirën që një ditë dëshiron të veshë fanellën e Barcelonës.
Interesi i katalanasve për sulmuesin norvegjez nuk është i ri, pasi ata tentuan ta transferonin edhe në vitin 2022, por nuk ia dolën dot për shkak të vështirësive ekonomike, gjë që nuk ndodh me financat e Man. City.
Joan Laporta ka premtuar që në verën e ardhshme do tentojë transferimin e Haaland, por nuk dihet ende nëse është thjesht një premtim zgjedhor duke ditur që shumë shpejt janë zgjedhjet presidenciale te Barcelona, apo ka diçka më tepër se kaq.
Largimi i Haaland nga Man. City duket i pamundur për momentin, por në vitet e ardhshme situata mund të ndryshojë dhe norvegjezi mund të bëjë realitet dëshirën e tij për të luajtur me Barcelonën.
