Dështimi i madh i merkatos, Juventus i tregon derën “yllit” 60 milionë eurosh

Dështimi i madh i merkatos, Juventus i tregon derën “yllit” 60 milionë eurosh

23 Shtator 2025 17:48 Telesport Verën e kaluar, transferimi i Teun Koopmeiners nga Atalanta te Juventus për 60 milionë euro, ishte padyshim një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos. Në sezonin e kaluar, i pari për të me fanellën e Juventusit, mesfushori holandez nuk arriti të lërë gjurmë. Drejtuesit e Juventusit shpresuan se situata me të do ndryshonte pas ardhjes si trajner të Igor Tudor, por asgjë nuk ndryshoi. Koopmeiners i Juventusit nuk ka asgjë të përbashkët me atë që ishte tek Atalanta, ku ishte një nga top mesfushorët më të mirë në qarkullim. “Sportmediaset” raporton se drejtuesit e klubit bardhezi kanë vendosur për largimin e mesfushorit holandez gjatë merkatos së janarit. Me shumë mundësi do jetë një huazim me të drejtë blerjeje, pasi...