Mesazhi “viral” i Laura Pausini drejtuar një futbollisti, ja pse këngëtarja e famshme u detyrua ta shpjegonte

Mesazhi “viral” i Laura Pausini drejtuar një futbollisti, ja pse këngëtarja e famshme u detyrua ta shpjegonte

23 Shtator 2025 14:24 Alfred Lleshi Një koment i thjeshtë i Laura Pausini ndezi rrjetet sociale. Pas golit të Lorenzo Pellegrini në derbin Lazio–Roma, këngëtarja e famshme italiane shkroi “Bentornato Lorenzo!”. Po pse Pausini, një tifoze e deklaruar e Milanit, festoi golin e Romës? Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, ajo sqaroi keqkuptimet: “Po, unë jam një tifoze e vërtetë e Milanit dhe zemra ime është kuqezi. Sidoqoftë, e kam një afeksion edhe për Romën, për disa arsye. Burri im, Paolo Carta, dhe vajza Paola janë tifozë të flaktë të Romës. Idhulli im sportiv ka qenë gjithmonë Carlo Ancelotti, i lidhur si me Milanin, ashtu edhe me Romën. Për 20 vite kam jetuar mes romanistëve në shtëpi, ndaj kam nisur ta ndjek nga afër...