Reagimi epik i Ibrahimovic, para ceremonisë së “Topit të Artë”. Iu kujton të gjithëve kush ishte ai

23 Shtator 2025

13:00

Alfred Lleshi

Zlatan Ibrahimović i ka kuriozuar fansat në natën e “Topit të Artë”. Pothuajse një orë para ceremonisë, suedezi postoi në Instagram një video që tregonte karrierën e jashtëzakonshme: trofetë, fanellat dhe momentet historike.
Në video dallohet fanella e kombëtares suedeze me numrin 122, që përfaqëson ndeshjet e luajtura, dhe golat ikonë, përfshirë atë kundër Anglisë më 2012, të përshkruar si më i bukuri nga Steven Gerrard. Trofetë e klubeve, nga Serie A e fituar me Milanin dhe Juventusin, te Premier League dhe “Europa League” me Manchester United, dominimi në Francë me PSG-në, ekspozohen në raftet e tij.
Madje, Zlatan ka vendosur edhe topat e tripletës me autografe, një simbol i karrierës së tij legjendare. Përshkrimi i postimit manipulon fjalën “legacy” në stilin tipik të tij, duke e bërë “lezagy”, shenjë e karakterit të fortë dhe të pakrahasueshëm. Reagimet ishin të përziera; fansat e lavdëruan, ndërsa të tjerë e ironizuan për mungesën e “Topit të Artë” dhe Champions-it në “palmaresin” e tij.