Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Neymar ngre dyshime mbi “Topin e Artë”: Që Raphinha të dalë i pesti në renditje është tallje…
23 Shtator 2025 11:31 Alfred Lleshi Reagimet pas zbulimit të fituesit të “Topit të Artë”, Ousmane Dembélé, vazhdojnë të mbërrijnë nga çdo cep i globit. Një prej reagimeve më të spikatura vjen nga Brazili, ku Neymar shprehu habinë për renditjen e bashkëkombasit të tij, Raphinha: “Që Raphinha të dalë i pesti është një tallje…” “France Football” nuk ka asnjë dyshim mbi fituesin, ashtu si te PSG, ku tifozët u entuziazmuan kur Ronaldinho përmendi emrin e Dembélé. Vincent Garcia, redaktor i përhershëm i revistës që jep çmimin prestigjioz në fjalë, theksoi: “Ousmane Dembélé fitoi me një diferencë të madhe votash. Ai mori mbështetjen e jurisë së ‘Topit të Artë’. Është një fitues i ‘Topit të Artë’ i qartë dhe i padiskutueshëm”.