Donnarumma fitoi trofeun “Yashin”. Falenderime për të gjithë, por injoroi Luis Enrique

Donnarumma fitoi trofeun “Yashin”. Falenderime për të gjithë, por injoroi Luis Enrique

23 Shtator 2025 10:22 Alfred Lleshi Gianluigi Donnarumma u shpall portieri më i mirë në botë në ceremoninë e “Topit të Artë” në Paris, duke fituar trofeun “Yashin” për herë të dytë në karrierë (pas 2021). Ai la pas Alisson, Courtois, Bounou dhe Sommer, pasoi Emiliano Martinez në këtë çmim. Në fjalimin e tij, Gigio tha: “Faleminderit të gjithëve. Jam i nderuar për këtë çmim. Jam shumë i kënaqur me paraqitjet e mia sezonin e kaluar. Rezultatet e jashtëzakonshme i arrita edhe falë gjithë skuadrës dhe ish-bashkëlojtarëve të mi. Kemi bërë një sezon fantastik”. Portieri italian shmangu përmendjen e ish-trajnerit të tij te PSG, Luis Enrique. Tani ai është i fokusuar te Manchester City: “Jam i përqendruar në aventurën time të re. Faleminderit City për...