Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Koopmeiners, “mish i huaj” te Juventusi. Tudor e provoi në tri role të ndryshme, por nuk funksionon
23 Shtator 2025 9:58 Alfred Lleshi Teun Koopmeiners nuk ka arritur ende të shkëlqejë te Juventusi. Mbërritja e tij në Torino sezonin e kaluar ishte e vështirë, mesfushori holandez nuk e ka gjetur ritmin, përfshirë edhe ndaj Veronës. Sipas “Corriere dello Sport”, dyshimet mbi aftësitë e tij po shtohen: “Zbarkimi në Torino mund të jetë shumë për të, ndoshta ka humbur atë vetëbesim që e bëri pikë referimi edhe për Holandën”. Trajneri Igor Tudor po përpiqet të rigjejë Koopmeiners e vërtetë, duke e provuar në tri pozicione: trekuartist, ‘mezz’ala’ ose ‘mediano’. Sidoqoftë, kudo është provuar, nuk ka dhënë rezultate inkurajuese. Presioni mbi të është i madh, duke pasur parasysh shifrën e lartë të transferimit, 60.7 milionë euro. Për ta ndryshuar situatën i duhet një episod...