Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Dembele mbytet nga lotët: “Topi i Artë” nuk ishte objektivi im. Jam pa fjalë, e pabesueshme…
23 Shtator 2025 8:17 Alfred Lleshi “Topi i Artë” 2025 shkoi për Ousmane Dembélé. Në “Théàtre du Châtelet”, sulmuesi i PSG u shpall fitues i çmimit më prestigjioz individual në futboll, duke marrë trofeun nga Ronaldinho. Tejet i emocionuar, francezi tha: “Është e pabesueshme ajo që më ka ndodhur, jam pa fjalë. Sezoni me PSG ka qenë i jashtëzakonshëm. Jam pak nervoz, nuk është e lehtë të flas këtu, por ta marr këtë trofe është diçka speciale”. Më pas erdhën falënderimet: “Jam krenar për gjithçka që kam arritur. Falenderoj PSG-në që më mori më 2023, presidentin, trajnerin Luis Enrique, stafin, bashkëlojtarët dhe familjen. Skuadra ime ka qenë fantastike, kemi fituar pothuajse gjithçka dhe ky çmim është për të gjithë ne. Dua të falenderoj edhe Barcelonën,...