Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Mesazhi i Messit pas fitimit të “Topit të Artë” dhe këshilla e tij që i ndryshoi jetën Dembele
23 Shtator 2025 8:33 Alfred Lleshi Ousmane Dembélé ndau me 18 milionë ndjekësit e tij në Instagram gëzimin për fitimin e “Topit të Artë”: “Shumë gëzim, krenari dhe emocion. Një ëndërr e bërë realitet. Faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim!” Mes mijëra urimeve, spikati ai i Lionel Messit, ish-shokut të tij te Barcelona (2017–2021): “Grande Ous! Urime, jam shumë i lumtur për ty. E meriton”. Messi, fitues i 8 “Topave të Artë”, ka pasur gjithmonë marrëdhënie të ngushtë me Dembélé. Francezi tregoi se këshillat e tij ishin vendimtare: “Që nga dita e parë pata marrëdhënie të shkëlqyer me Messin. Garderoba ime ishte ngjitur me të dhe më jepte shumë këshilla. E kuptonte instinktivisht për çfarë kisha nevojë. Për mua është më i...