23 Shtator 2025
8:44
Alfred Lleshi
Nicki Nicole, këngëtarja argjentinase dhe partnerja e Lamine Yamal, ishte mungesa e madhe në gala-në e “Topit të Artë”, por nuk harroi ta përgëzonte sulmuesin e Barcelonës. Pas fitores së çmimit “Kopa” si lojtari më i mirë në botë nën 21 vjeç dhe vendit të dytë në “Topin e Artë” (fituar nga Ousmane Dembélé), ajo shkroi në Instagram: “Ylli im, të dua!”
Marrëdhënia e tyre u bë publike në gusht 2025, kur Yamal e uroi publikisht për ditëlindje, ndërsa në shtator Nicki Nicole deklaroi: “Jam shumë e dashuruar, e lumtur dhe e qetë… Më ka mësuar të them ‘t’estimo’ (të dua) në katalanisht”.
Edhe shokët e tij e zbuluan romancën. Një video e Nico Williams u bë “virale” kur tha me humor: “Pse buzëqesh, vëlla? Apo ngaqë je i dashuruar…”, ndërsa Yamal shfaqte në celular një foto me këngëtaren.
