Kryeministri Rama ndan pamjet nga Shkodra: 10 km korsi të dedikuara në qytetin e biçikletave

Shkodra është përmbushur dhe me 10 kilometra korsi të dedikuara për biçikletat. 

Lajmin e ka shpërndarë në rrjete sociale kryeministri Edi Rama duke postuar foto nga qyteti i biçikletave. 

“MIRËMËNGJES 

dhe me këto pamje nga qyteti i biçikletave, Shkodra, ku aktualisht janë ndërtuar 10 km korsi të dedikuara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.