Ceremonia “Topi i Artë”, Donnarumma merr çmimin si portieri më i mirë

Gianluigi Donnarumma është shpallur numri 1 i Evropës për sezonin 2024-2025.
Ish-portieri i PSG tashmë gardian i Manchester Cityt ka marrë trofeun  e ‘Portierit më të mirë’ të sezonit 2024-25.
Kujtojmë që vetëm pak javë më parë ai u largua “me sherr” nga PSG drejt Manchester Cityt.