Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
UEFA gati për të pezulluar Izraelin nga garat, shumë shpejt mbledhja
UEFA po shqyrton mundësinë nëse do ta pezullojë apo jo Izraelin nga të gjitha garat evropiane të futbollit. Ky vendim mund të nxjerrë këtë përfaqësuese nga kualifikueset e Kupës së Botës FIFA 2026 dhe ta përjashtojë Maccabi Tel Aviv nga Europa League, ku do të përballet me PAOK FC këtë javë. Arsyeja ka të bëjë lufta në Gaza, me presionin ndaj UEFA-s për të marrë një vendim të tillë që është shtuar shumë së fundmi. Izraeli nuk po “qëndron duarkryq” dhe punon për të parandaluar një votim kyç që pritet të mbahet në një takim të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s të martën. © BalkanWeb