Kur dita barazohet me natën, Meri Shehu zbulon se çfarë sjell kjo javë për çdo shenjë

Kur dita barazohet me natën, Meri Shehu zbulon se çfarë sjell kjo javë për çdo shenjë

Stina e vjeshtës ka nisur me një energji kozmike të jashtëzakonshme dhe këtë javë yjet nuk premtojnë qetësi! Në studion e “Rudina” në Tv Klan, astrologia Meri Shehu bëri parashikimin për 12 shenjat e horoskopit, duke e quajtur këtë periudhë një “pikë kthese” në shumë aspekte të jetës. Me Diellin që ka hyrë në shenjën e Peshores dhe Marsin që po futet në Akrep, universi na fton të kërkojmë ekuilibër, të rigjejmë veten dhe të marrim vendime që do të na ndikojnë për muaj me radhë.  “Është ekuinoksi i vjeshtës, dita barazohet me natën dhe na fton në reflektim”, tha Shehu, duke nënvizuar se kjo javë do të shënohet nga tensione, lëvizje të papritura, dinamizëm në marrëdhënie dhe sfida ekonomike. Për disa shenja, kjo është një...