Topi i Artë/ U shty për mot të keq, Kelaifi afron ndeshjen Marsejë- PSG

Klasikja e Ligue 1, siç njihet ndeshja midis Marsejës dhe PSG-së në Francë, u anulua të dielën në mbrëmje në orën 20:45 për shkak të motit të keq. Ndeshja do të riplanifikohet për të hënën në mbrëmje në orën 20:00, sipas rregulloreve të Ligue 1.

Megjithatë, vendimi ka shkaktuar polemika sepse një nga momentet më të rëndësishme në futbollin ndërkombëtar, ceremonia e ndarjes së çmimeve Topi i Artë, do të mbahet në të njëjtën kohë në Paris. Ceremonia do të fillojë në orën 20:00 dhe supozohej të përfshinte disa lojtarë nga kampionët francezë dhe evropianë të PSG-së, me Ousmane Dembele që pritet të jetë fituesi i shpallur.

Ndërkaq pak çaste më parë presidenti i PSG Naser Al-Kelaifi ka kërkuar që klasikja e futbollit francez të zhvendoset në orën 15:00 ose 17:00 sot, pasi mungesa në ceremoninë e Topit të Artë konsiderohet e paimagjinueshme nga presidenti i PSG-së.

Vazhdo leximin