Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
E kishte parashikuar Pogba, shënoi 2 gola. Ansu Fati nuk iu beson syve: A është e vërtetë apo jo?!
22 Shtator 2025 12:40 Alfred Lleshi Monaco fitoi 5-2 ndaj Metz dhe u ngjit në krye të Ligue 1 me 12 pikë, bashkë me Strasburgun, Lyonin dhe PSG-në (në pritje të sfidës së parizienëve ndaj Marsejës së De Zerbit). Protagonisti kryesor ishte Ansu Fati, i rilindur në Principatë, autor i 3 golave në pak ditë mes Champions-it dhe kampionatit. Ish-talenti i Barcelonës, dikur i quajtur pasardhësi i Messit në moshën 16-vjeçare, u pengua nga dëmtimet, por tani në moshën 22-vjeçare, në huazim te Monaco, po rigjen veten. Në fitoren ndaj Metz-it, ai shënoi një dygolësh të parashikuar nga Paul Pogba, i cili në një video “virale” i kishte thënë stafit: “Ansu Fati do të hyjë dhe do të shënojë dy gola”. Pas ndeshjes, Fati i habitur...