Burimi: 
								Sportiim.al
								
							
                                    Foto © Sportiim.al                                
                            Paraqitjet e legjionarëve/ Asani realizon dy gola, shënojnë edhe Shehu, Hoxha, Uzuni, Daku e Mehmeti
                            Legjionarët kuqezi po kalojnë një formë shumë të mirë me klubet e tyre, teksa këtë fundjavë futbollistët e Kombëtares kanë realizuar plot 7 gola. Pas transferimit në Iran te skuadra e Estegal, Jasir Asani shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Paykan duke i dhënë një pikë të vlefshme skuadrës së tij në barazimin 2-2. Fillimisht Asani e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 45+7 me një realizim shumë të bukur, ndërsa në minutën e 80-të shënoi me penallti duke vulosur shifrat 2-2. Juljan Shehu vazhdon me formën e tij shumë të mirë në kampionatin polak, teksa këtë fundjavë gjeti sërish rrugën e rrjetës në disfatën e Widzew Łódź në transfertë ndaj Górnik Zabrze. Futbollisti kuqezi shënoi në minutën e 27-të me një goditje me...