Mbappé ndjek gjurmët e CR7 te Real Madridi, madje synon edhe ta parakalojë atë

Mbappé ndjek gjurmët e CR7 te Real Madridi, madje synon edhe ta parakalojë atë

22 Shtator 2025 9:50 Alfred Lleshi Kylian Mbappé ka arritur një tjetër shifër të rëndësishme me Real Madridin: 50 gola pas vetëm 64 ndeshjesh, pak më shumë se një vit nga ardhja e tij. Francezi e nisi sezonin e ri në formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 6 gola në 5 ndeshjet e para. Ndryshe nga sezoni i kaluar, ku kishte pasiguri te penalltitë (humbi dy të tilla ndaj Athletic Bilbao e Liverpool), këtë sezon Mbappé është shndërruar në ekzekutuesin e parë absolut, me Xabi Alonson që i ka dhënë besim të plotë. Kapiteni i Francës i ka realizuar të tria penalltitë e para: ndaj Osasunës në La Liga, dhe dy herë kundër Olympique Marseille në Champions League. Krahasimi me idhullin e tij, Cristiano Ronaldon, është...