Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pulisic “mbretëresha”, Modric e Rabiot “kuajt”. Allegri “mbreti”, Milani si metaforë shahu…
22 Shtator 2025 9:56 Alfred Lleshi Pas fitores 3-0 të Milanit ndaj Udineses, Hernanes, i ftuar në DAZN, bëri një krahasim origjinal mes lojtarëve kuqezinj dhe figurave të shahut: “Në skakierën e Milanit, për mua Pulisic është mbretëresha, lojtari më i plotë. Ai krijon lojë, ka statistika të forta në finalizim dhe është vendimtar në fazën mbrojtëse. Madje, goli i dytë lindi nga një top që ai e rrëmbeu përgjysmë”. Braziliani vazhdoi: “Tani Pulisic mbështetet nga dy kuaj, që nuk kanë vetëm forcë, por edhe lëvizje të paparashikueshme. Ata thyejnë ekuilibrat dhe ndihmojnë ekipin të ngjitet lart. Mbreti në këtë moment është Allegri, ndërsa kuajt janë Modric e Rabiot. Me teknikën dhe menaxhimin e topit, ata gjejnë gjithmonë hapësira mes linjave për ta çuar skuadrën...