Tirana zgjerohet me kulla, popullsia u shtua me vetëm 1.7 mijë banorë në 2024

Tirana zgjerohet me kulla, popullsia u shtua me vetëm 1.7 mijë banorë në 2024

Vit pas viti, kryeqyteti po e humbet rolin e vet si qendër graviteti për popullsinë e qarqeve të tjera. Ritmet e rritjes së popullsisë në Tiranë po bien vit pas viti, teksa emigrimi i trurit është në rritje. Në 1 janar 2025 popullsia e qarkut të Tiranës arriti në 759,981 banorë ose 1,766 më shumë se në 1 janar 2024. Kjo rritje është shumë larg shtesës gati prej rreth 18 mijë banorësh të rinj në vitin 2015. Teksa rritja e popullsisë së Tiranës po shterron, ndërtimet nga ana tjetër kanë pësuar rritje jo të zakontë. Në 2024, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror. Kjo është sipërfaqja më e lartë e dhënë ndonjëherë për ndërtim për kryeqytetin,...