Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Marotta: Jam optimist, por favorit absolut për ta mbrojtur titullin është Napoli
22 Shtator 2025 7:35 Alfred Lleshi Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, foli pas fitores ndaj Sassuolos, duke iu rikthyer çështjes së “San Siros”: “Jam i shqetësuar si president dhe njeri i futbollit. Milano rrezikon të mbetet në plan të dytë në skenën europiane. ‘San Siro’ nuk është miratuar për ‘Euro 2032’, nuk mund të presë finalen e Champions-it. Dy klubet përfaqësojnë qytetin, duhet një stadium modern. Fatkeqësisht debati politik ka bllokuar gjithçka, shpresoj që këshilli komunal të kuptojë rëndësinë e kësaj kërkese. Mundësia e largimit nga Milano: Po, rreziku ekziston. Prioriteti është të qëndrojmë në Milano, por nëse nuk gjendet zgjidhje do të duhet të mendojmë një alternativë jashtë bashkisë”. Për fitoren ndaj Sassuolos: “Jam shumë optimist. Pas ndërrimit të trajnerit kishte rreziqe, por skuadra ka...